Vala thyen edhe një tjetër rekord për festat e fundvitit
Prishtinë, 4 janar - Operatori Vala njofton se mbi 8 milionë mesazhe (SMS) janë dërguar suksesshëm gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri, ndërkohë që vetëm gjatë kohës së peak-ut, saktësisht në mes të datës 31 dhjetorit dhe 1 janarit janë regjistruar dërgime të sms-ve mbi 3.4 milionë.
Në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtëin periudhë gjatë ndërrimit të moteve, trafiku i përgjithshëm i SMS-ve është shtuar për 1 milionë SMS, përkatësisht mbi 14 për qind më shumë, derisa edhe impakti financiar ka qenë tejet pozitiv.
Gjithashtu vlen të theksohet se edhe këtë herë, operatori Vala ka qenë 100 përqind i suksesshëm, përkundër ngarkesës tejet të madhe dhe ka thyer të gjitha rekordet duke ngritur ndieshëm grafikonin e dërgimit të SMS-ve, në një anë, por edhe rritjen e të hyrave financiare, nga ana tjetër.
Gjatë kohës me ngarkesën më të madhe, në mes të 31 dhjetorit dhe 1 janarit janë dërguar gjithsej 3,416,716 SMS, që është 600 mijë SMS më shumë krahasuar me të njëjtën natë festive të vitit të kaluar.
Ky rekord i ri i arritur nga VALA është dëshmia më e mirë që konsumatorët tanë vazhdojnë ti qëndrojnë besnik PTK-së, përkatësisht produkteve dhe shërbimeve të saj, ka deklaruar U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, z.Nuredin Krasniqi.
Sipas tij, edhe gjatë kësaj feste është mundësuar, pa kurrfarë pengese, dërgimi i miliona SMS-ve dhe realizimi i thirrjeve, përmes të cilave konsumatorët tanë, u kanë përcjellë urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës dhe jashtë saj.
Operatori publik mobil VALA, ka lansuar në treg ofertën speciale për festat e fundvitit për tiu mundësuar mbi 1.2 milionë konsumatorëve të saj që të realizojnë thirrje telefonike dhe të dërgojnë SMS brenda VALA-s me çmim atraktiv për vetëm 3 cent.