26 Dhjetor 2024

Vala shqetëson konsumatorët duke dërguar mesazhe për të votuar PDK-në

Prishtinë, 6 qershor - Dërgimi i mesazheve nga rrjeti i telefonisë mobile Vala, i ka shqetësuar po thuajse të gjithë ato të cilët posedojnë një numër të kësaj telefonie.

Konsumatorëve të kësaj telefonie, ju është dërguar nga një mesazh për të votuar kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Një mesazh të tillë si duket ka pranuar edhe drejtori i institutit GAP Agron Demi, i cili për mes rrjetit social ka reaguar dhe ka thënë se të hënën do e dërgoj rastin në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe tek Ombudspersoni.

Më poshtë po ua sjellim statusin e plotë që ka shkruar para pak minuash Demi, në facebook.

“Çfarë sulmi i PDK në të drejtën e privatësisë dhe të dhënat personale. Sa e sa herë PDK përgjatë këtyre viteve e ka shfrytëzu Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Persoanle si mjet për tu mbrojtur vetë nga transparenca, mos lejimi në qasje në dokumente zyrtare, madje edhe për të kërcnuar mediat e OJQ-të.

Sot, kur e ka rrok paniku, e njejta parti thyen të drejtat e të gjithë qytetarëve, duke kapur në dorë tërë sistemin e numrave të telefonisë Vala dhe në mënyrë të organizuar vijnë SMS për me votu këtë apo atë pjesëtar të SHIK-ut, që tash në vend të nofkave të spiunëve, e kanë një numër të kandidatit pë deputet, e i cili e kërkon besimin pikërisht për të hy në parlament dhe me aprovu ligje të cilat do të thuhet se mbrojnë pavarësinë e qytetarëve - ashtu siç është Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

Të hënen do e dërgoj rastin në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe tek Ombudspersoni.”. 


/Zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)