29 Prill 2024

Vala shpërblen 57 fitues të tjerë të lojës “Diaspora shpërblen”

Prishtinë, 5 dhjetor - Vala vazhdon të shpërblejë konsumatorët e vet që pranojnë më shumë thirrje telefonike nga diaspora.

Tërheqja javore e radhës është realizuar me datën 27 nëntor, në të cilën janë përzgjedhur konsumatorët fitues që janë shpërblyer me dhurata të shumta.

Për të marrë pjesë në tërheqjen javore, 1 thirrje duhet të ketë kohëzgjatje 3 minuta apo 6 thirrje të kenë kohëzgjatje së paku 1 minutë për çdo thirrje. 

Përveç përzgjedhjes së fituesve të tërheqjeve javore, gjatë kësaj jave është bërë edhe përzgjedhja e fituesit të tërheqjes së dytë mujore. 

Për të marrë pjesë në tërheqjen mujore, 1 thirrje duhet të ketë kohëzgjatje së paku 7 minuta apo 14 thirrje të kenë kohëzgjatje se paku 1 minutë për çdo thirrje.

Në ceremoninë e rastit të organizuar të mërkurën, janë shpërblyer edhe 57 fitues të tjerë të javës së 5,6,7 dhe 8 të lojës shpërblyese “Diaspora shpërblen” dhe 1 fitues i tërheqjes mujore.

Shfrytëzoni mundësinë për të fituar shpërblime të mrekullueshme si, telefona të mençur, tableta, aparate digjitale, skuter apo udhëtim jashtë vendit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)