06 Janar 2025

Vala serish do të ndaj numra falas për bashkatdhetarët

Prishtinë, 20 qershor - Ministria e Diasporës dhe Telekomi i Kosovës janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të fushatës së Ministrisë së Diasporës “Ti je pjesë e atdheut”.

Kësaj fushate, që ka për qëllim sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e procesit të hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, Vala i është bashkangjitur për herë të parë vitin e kaluar, ku për secilin bashkatdhetar që është regjistruar në pikat e regjistrimit ka dhënë edhe një numër falas me minuta, SMS dhe internet, si dhe vlefshmëri të zgjatur të kartelës.

Ministri i Diasporës, Valon Murati për të zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Valën, nesër pret në një takim drejtorin e Valës, Agron Mustafa për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)