09 Maj 2024

VALA realizon tërheqjen javore të fituesve

Prishtinë, 24 tetor - VALA ka bërë përzgjedhjen e fituesve të radhës, gjatë tërheqjes javore të lojës shpërblyese “Diaspora shpërblen” në prani të anëtarëve të komisionit verifikues të themeluar për këtë qëllim.

Emrat e fituesve të verifikuar janë:  Haki Osmanaj, Ruzhdi Hoxha, Pranush Komani, Arton Durmishaj, Hysen Kuqi, Blerim Zhegrova, Begzad Rushiti, Lulzim Veseli, Fjolla Llalloshi, Ismet Nishori, Ismajl Kadrija, Nesibe Gashi, Liridon Krasniqi, Valmir Berisha, Adnan Ejupi, Vllaznim Tetaj, Gentiana Bytyqi, Naser Meta, Jeton Dedaj, Izet Kurtaliq, Valbona Ajeti, Behram Zulfaj dhe Miftar Berisha.  

Fituesit e tjerë janë ende në procesin e verifikimit.

Vlen të theksohet se ndarja e shpërblimeve të para të lojës shpërblyese është bërë gjatë ceremonisë së organizuar në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, ku përpos konsumatorëve fitues dhe mysafirëve të tjerë, kanë marrë pjesë edhe Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së z. Ejup Qerimi dhe përfaqësuesit e Monako Telekomit.

Loja shpërblyese “Diaspora shpërblen” do të vazhdojë deri në fund të këtij viti, duke u mundësuar konsumatorëve tanë që pranojnë më shumë thirrje ndërkombëtare dhe të fitojnë shpërblime të ndryshme.

Operatori publik i telefonisë mobile VALA, njësi biznesi e PTK Sh.A., vazhdon të mbetet udhëheqës në sferën e shërbimeve të telefonisë mobile edhe pas 13 viteve të operimit të pandërprerë, duke ofruar shërbime cilësore dhe produkte atraktive për konsumatorët e vet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)