09 Maj 2024

Vala ndanë 14 shpërblimet e para të lojës “Diasapora shpërblen”

Prishtinë, 17 tetor - PTK, respektivisht VALA ka ndarë të mërkurën gjatë një ceremonie rasti, katërmbëdhjetë shpërblimet e para për fituesit e lojës shpërblyese “Diaspora shpërblen”.

Qëllimi parësor i VALA-s ka qenë dhe është që edhe më tutje t’u dëshmohet konsumatorëve të saj, se ajo është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për të gjithë konsumatorët, edhe për ata që komunikimin e tyre do ta bëjmë edhe në ardhmen me më të afërmit që kanë në diasporë. 

Këtë lojë shpërblyese, VALA ka filluar ta organizojë që nga data 1 tetor për të gjithë konsumatorët e saj që pranojnë më shumë thirrje ndërkombëtare në telefonat e tyre mobil dhe këtë mundësi ata do ta kenë deri në fund të këtij viti.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së ka bërë të ditur gjatë ndarjes së shpërblimeve për 14 konsumatorët fitues, se menaxhmenti i PTK-së është i bindur se duke shpërblyer konsumatorët e vet, do të mbahet dhe forcohet njëkohësisht mirëbesimi i të gjithë konsumatorëve që vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik VALA-s duke shfrytëzuar atë si operatorin e tyre të preferuar.

“Sot i ndajmë 14 shpërblime për fituesit e javës së parë, ndërkohë që do t’i shpallim edhe 14 fituesit e tjerë për javën vijuese”, ka thënë KE i PTK-së, Ejup Qerimi.

Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese javore, një thirrje duhet të zgjasë më shumë se 5 minuta, ose, 20 thirrje telefonike duhet të kenë kohëzgjatje së paku 1 minutë për thirrje. Ndërsa, për të marrë pjesë në lojën shpërblyese mujore, një thirrje duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta, ose, 40 thirrje telefonike duhet të kenë kohëzgjatje së paku 1 minutë për thirrje.

Shpërblimet javore janë: Laptopë, tableta, telefona mobilë (smartphone) dhe telefona të thjeshtë, fotoaparate digjitale, HDD dhe pako të Vala-s, ndërsa shpërblimi mujor është skuter ose udhëtim jashtë vendit.

Fituesit e parë të lojës shpërblyese \"Diaspora Shpërblen\", të cilët tashmë i kanë tërhequr shpërblimet e tyre janë:
Haki Osmanaj - Samsung Galaxy S4
Ruzhdi Hoxha - Telefon i thjeshtë
Pranush Komani – HDD 500 GB

Arton Durmishaj - Tablet Android
Hysen Kuqi - Fotoaparat digjital
Blerim Zhegrova - Laptop
Begzad Rushiti - HTC
Lulzim Veseli - Laptop
Fjolla Llalloshi - Tablet Android
Ismet Nishori – Fotoaparat digjital
Ismajl Kadrija – HTC, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)