Vala me ofertë speciale për liberalizimin e vizave
Të gjithë qytetarët e Kosovës, që do të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, nuk kanë nevojë të marrin numra të telefonit mobil të vendeve që vizitojnë, pasi operatori numër një në vend, Telekomi i Kosovës, ka krijuar lehtësira të jashtëzakonshme.
Me vetëm 1.99 euro në ditë, mund të shfrytëzohet interneti dhe telefonia e Telekomit të Kosovës, një çmim që është vlerësuar shumë i përshtatshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e vendit tonë.
Ka disa kohë që po përgatitemi për këtë lajm të jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës, të cilët më në fund mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Europian. VALA tashmë kompleton ofertën esaj për internet në Roaming duke filluar me pako 1 ditore, 4 ditore dhe10 ditore me operatorë të përzgjedhur anekënd Evropës dhe më tepër. Oferat vlejnë për të gjithë konsumatorët e Vala-s,me parapagim dhe ata me faturë mujore (Prepaid dhe Postpaid), tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Sipas tij, ofertat e Vala-s, janë të ndara konkretisht në 3 zona.
Zona A përfshin regjionin me operatorët e përzgjedhur në Shqipëri,Maqedoni, Mal të Zi, Turqi dhe Bullgari. Ofertat fillojnë nga 1.99 Europër 60 MB internet, për 1 ditë shfrytëzimi.
Ofertat tjera janë për periudhën 4 dhe 10 ditore. Vlen të theksohet se dërgimi injë SMS kushton vetëm 0.10 Euro, ndërsa bërja dhe pranimi i telefonatave për një minutë kushton vetëm 0.40 Euro. Oferta vlenë vetëm për destinacionet Vala dhe rrjetin e vizituar.
Zona B përfshin operatorët e përzgjedhur në Evropë si Austri, Gjermani,Kroaci, Slloveni, e vende tjera.
Ofertat fillojnë nga 2.99 Euro për 60MB internet për 1 ditë shfrytëzimi. Ofertat tjera janë për periudhë 4dhe 10 ditore.
Vlen të theksohet gjithashtu se edhe në këtë zonë, dërgimi i SMS kushton vetëm 0.10 Euro, ndërsa bërja dhe pranimi i telefonatave për një minutë kushton vetëm 0.40Euro. Oferta vlen vetëm për destinacionet Vala dhe rrjetin e vizituar.
Zona C përfshin operatorët e përzgjedhur në Evropë dhe Amerikë. Ofertat fillojnë nga 5.99 Euro për 30 MB internet për 1 ditë shfrytëzimi.Ofertat tjera janë për periudhë 4 dhe 10 ditore.
"Pakot janë dizajnuar që të kënaqin klientët në Evropë dhe pjesët tjera të botës. Me Telekomin e Kosovës, vizitat nëpër vendet e Bashkimit Evropian, tashmë janë më të lehta, sepse komunikimi me Kosovën nuk ka nevojë të shkëputet. Evropa është më afër me Vala", theksoi Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.