VALA me objekt të ri në qendër të Prishtinës
Prishtinë, 21 shtator - Operatori publik i telefonisë mobile Vala ka hapur edhe një pikë shitëse të hënën në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Drejtori i VALA-s, Agron Mustafa, ka deklaruar se këtë qendër të VALA-së, po ia dhurojmë Prishtinës një objekt jashtëzakonisht të mirë dhe një bukuri po e shtojmë për kryeqytetin e vendit tonë.
Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi rastin që pjesën më të bukur të qytetit tonë, sheshin kryesor të kryeqytetit, ta zbukurojmë me një objekt, ka theksuar ai.
Mustafa ka thënë se për rezultatet e VALA-së, flasin raportet e pavarura
Kurse ministri i Zhvillimit Ekonomik, Bleran Stavileci, ka theksuar se sado që tregu i telefonisë mobile për vete i ka disa probleme, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera, përsëri ky treg po zhvillohet.
Sipas tij sektori i teknologjisë informative ndihmon për krijimin e vendeve të reja të punës.
Pika e re e operatorit të telefonisë VALA gjendet në sheshin Zahir Pajaziti. Në inaugurimin e pikës së re të VALËS ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.