Vala lanson produktin e ri ValaIN
Prishtinë, 5 mars- Operatori i telefonisë mobile Vala, ka lansuar shërbimin më të ri ValaIN, të dedikuar për komunitetin e të rinjve. Ky shërbim ofron volum të madh të minutave për komunikim, SMS brenda komunitetit dhe internet në telefonat mobilë.
ValaIN përfshinë 1000 min, 1000 SMS dhe 1000 MB për vetëm 5 euro dhe është e vlefshme për 30 ditë. Ky produkt gjithashtu mundëson komunikim jashtë pakos për vetëm 6 cent min, ndërsa aktivizimi i shërbimit bëhet në mënyrë të automatizuar me SMS, ndërkohë që ky shërbim mund të përdoret vetëm nga konsumatorët deri 27 vjeç. Për të përfituar nga oferta më e re e VALA-s, konsumatorët duhet të dërgojnë një SMS në numrin 50555 me përmbajtjen ValaIN plus.
ValaIN realizohet si rezultat i implementimit të platformave më moderne për dizajnimin e produkteve inovative dhe atraktive. Vala do të organizojë evente të ndryshme kulturore për të rinjtë gjatë sezonit pranverë verë duke u mundësuar të përfitojnë shërbime dhe dhurata të ndryshme falas. Me këtë produkt të ri, Vala ofron një komunikim më të lirë dhe më cilësor për moshat e reja, ndërsa ky vit do të karakterizohet me një gamë tejet atraktive të ofertave për të gjithë konsumatorët e Vala-s.