VALA jep edhe 20 mijë numra për bashkatdhetarët
Prishtinë, 14 gusht - Me qëllim të sensibilizimit sa më të madh për nevojën dhe rëndësinë e hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, Vala ka vazhduar edhe për një kohë bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës, duke siguruar edhe 20.000 numra shtesë, që do të shpërndahen falas për bashkatdhetarët tanë.
Me këtë rast, për ta zyrtarizuar këtë bashkëpunim, në kuadër të fushatës Ti je pjesë e atdheut, ministri i Diasporës, Valon Murati, priti në një takim drejtorin e Valës, Agron Mustafa.
Sot po e konfirmojnë një bashkëpunim të suksesshëm me Valën , e cila ka shprehur gatishmërinë që të japë për bashkatdhetarët tanë edhe me 20 mijë numra falas, në funksion të një procesi shumë të rëndësishëm për diasporën. Këta numra janë ofruar për të gjithë ata bashkatdhetarë që do të regjistrohen në pikat e regjistrimit të Ministrisë së Diasporës në tërë Kosovën, tha ministri Murati.
Në anën tjetër, drejtori i Valës, Agron Mustafa, theksoi se para më shumë se një muaji, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Ministrinë e Diasporës, Vala i është bashkuar fushatës Ti je pjesë e atdheut, duke lëshuar në qarkullim 50 mijë numra për bashkatdhetarët.
Kemi pasur kërkesa të shumta nga bashkatdhetarët për rritjen e numrit të simkartelave, prandaj në bashkëpunim me ministrin Murati kemi marrë vendim që Vala ti japë edhe 20 mijë numra, që ta ndihmojë procesin e regjistrit. Është e rëndësishme se këta numra do të kenë kohëzgjatje 1 vit, tha ndër të tjera drejtori Mustafa.
Ky bashkëpunim bëhet në kuadër të fushatës për sensibilizimin e diasporës për rëndësinë e procesit të regjistrimit, një proces ky i rëndësishëm, nëpërmjet të cilit do të grumbullohet të dhëna për shtrirjen e diasporës, numrin dhe profilet e saj, në mënyrë që të krijohen politika të reja për të.
Në fund të takimit, ministri Muratie falënderoi drejtorin e Vala, Agron Mustafa për ndihmën e dhënë në krijimin e një ambientitë mirë e mikpritës për bashkatdhetarët, që edhe ata të ndihen se janë pjesë e atdheut.