Vala, 8 milionë euro më shumë
Kjo tregon se Vala ka shënuar sërish një ngritje të ndieshme në gjithë sistemin e saj të operimit, përfshirë rritjen e grafikonit të thirrjeve, sms-ve, përdorimit të roamingut, shtimit të numrit të konsumatorëve si dhe refleksione pozitive financiare.
Të hyrat e pritura për muajin shtator 2011 në Njësinë e Biznesit Vala janë 11.9 milionë euro, që krahasuar me biznesplanin janë 110.1 për qind, ndërkohë që krahasuar me vitin 2010 janë 102,5 për qind. Bazuar në të dhënat e Vala-s, të hyrat janar-shtator të këtij viti janë 103.17 milionë euro që krahasuar me biznesplanin janë 108.5 për qind, derisa për dallim me vitin 2010 janë 108.2 për qind.
Ky është suksesi më i madh i PTK-së që do të thotë se në këtë kohë Vala është duke gjeneruar të hyra të mëdha vit për vit dhe në të njëjtën kohë është duke rritur grafikonin financiar krahasuar me vitin 2009 dhe 2010, edhe përkundër gjithë kompleksitetit që e ka rrethuar, ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha i bindur se ky sukses dhe kjo rritje do të vazhdojë.
Sipas tij për dallim nga nëntëmujori i njëjtë i dy viteve te kaluara, vërehet një përqindje e ndieshme e të hyrave financiare për periudhën janar-shtator dhe kjo ka ardhur si rezultat i shfrytëzueshmërisë në rritje, masave të ndërmarra si dhe atraktivitetit gjithnjë e më joshës për konsumatorët të shërbimeve dhe produkteve.
Pas përkushtimit tonë të madh dhe të vazhdueshëm, me të vërtetë është kënaqësi ti shikosh këto suksese të arritura që rezulton me këtë rritje të përgjithshme, edhe të trafikut të gjeneruar, edhe të numrit të konsumatorëve, që përveç të tjerash është vlerësimi më i mirë për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbimeve më kualitative, por edhe të afarizmit pozitiv, ka thënë me këtë rast Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK Sh.a.
Është hera e parë në historinë e PTK-së që Vala shënon rezultate rekorde në aspektin e ngritjes së konsumatorëve të saj, rritjes së të hyrave dhe vlerës së përgjithshme të saj.
Duke marrë parasysh të arriturat, shihet se PTK është duke shënuar rezultate pozitive dhe si rrjedhojë po rritet vlera e saj dhe kjo po dëshmohet falë punës dhe angazhimit maksimal të menaxhmentit të saj, ndërkohë që deri në fund të këtij viti do të lansohen shërbime të reja për festat e fundvitit.
Më poshtë shihen të hyrat për periudhën janar-shtator për tri vitet e fundit, ku vërehet se deri më tash janë realizuar afër tetë milionë euro më tepër se në vitin 2010 dhe më shumë se 12 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.