USAID-i inauguron rrugën asfaltuar në fshatin Gllogjan të Pejës
Prishtinë, 2 gusht - Përfaqësues të USAID-it sot do të bëjnë inaugurimin e rrugës në fshatin Gllogjan në Pejë.
Para implementimit të këtij projekti, rruga në Gllogjan ishte e shtruar vetëm me rërë dhe ishte plot me gropa.
Kjo e vështirsonte shumë udhëtimin prej fshatit, posaçërisht në kushtet me reshje shiu. Tani, që rruga është e asfaltuar, banorët mund të vozisin dhe ecin në rrugë sigurt.
U.d i Drejtorit të Misionit të USAID-it në Kosovë Kris Eduards dhe Kryetari i Pejës z. Ali Berisha do të marrin pjesë në inaugurim.
Agjensioni i Shteteve të Bashkuara ka ofruar asistencë ekonomike dhe humanitare në të gjithë botën për më shumë se 50 vite.