USAID-i do të bën inaugurimin e trotuarit në fshatin Pasjak
Prishtinë, 1 korrik - Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Misionin e USAID-it në Kosovë, Tanya Urquieta, së bashku me Kryetarin e Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, do të bëjë inaugurimin e projektit të finansuar nga USAID-i në fshatin Pasjak, Komuna e Novobërdës.
USAID-i, në emër të popullit amerikan, e ka bërë implementimin e disa projekteve në Komunën e Novobërdës.
Konkretisht, përmes Programit të USAID-it: Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efikase, USAID-i e ka bërë finansimin e projekteve të cilat e përmirësojnë transparencën e institucioneve, për të mirën e qytetarëve të kësaj komune.