22 Dhjetor 2024

USAID dhe MTPT memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 2 shtator - Ministria e Transportit dhe Postë-telekomunikacionit, (MTPT), ka nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit me USAID-it për implementimin e pilot-projektit për rrugë dhe projektit për themelimin e Qendrës trajnuese të operatorëve të makinerive të rënda në infrastrukturën rrugore.
 
Memorandumin, i cili i obligon bashkë nënshkruesit për bashkëpunim të plotë në implementimin e këtyre projekteve, e nënshkruan ministri i MTPT, Fatmir Limaj, drejtori i Programit për ndërmarrje private të USAID-it, Mark Wood dhe drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Patricia Rader.

Pilot-projekti për rrugë është një pjesë me gjatësi prej përafërsisht 12 kilometrash, me lokacion në rrugën nacionale M9 Prishtinë-Pejë, me fillim në Kijevë, që parashihet të zgjerohet në drejtim të perëndimit në udhëkryqin katërkahësh që shpie në Gjakovë.

Ndërsa projekti i dytë, Qendra trajnuese për operatorë të makinerive të rënda në infrastrukturën rrugore do të themelohet me qëllim parësor që të aftësojë operatorët e makinerive të rënda në infrastrukturën rrugore.

Sipas memorandumit të nënshkruar, MTPT zotohet të ofrojë bashkëpunim të plotë lidhur me implementimin e këtyre  projekteve dhe resurset e nevojshme njerëzore dhe kapitale për planifikimin dhe hartimin e pilot-projektit për rrugë, si dhe do të kontribuojë me resurse për themelimin e Qendrës trajnuese për operatorët e makinerive të rënda në infrastrukturën rrugore.

Ndërkaq KPEP-i ka planifikuar të ofrojë asistencën teknike për arritjen e implementimit të suksesshëm të të dy projekteve.

Duhet theksuar se  KPEP-i do t’i mbikëqyrë kontraktorët e angazhuar për implementimin e objektivave të KPEP-it dhe do t’i paraqesë MTPT-së raportet periodike të progresit lidhur me arritjet e shërbimeve që do t’i prokurojë për projektin, ndërkaq MTPT-ja do të mundësojë dhe do të mbështesë koordinimin midis projektit dhe institucioneve të tjera, si dhe departamenteve përkatëse brenda MTPT-së për implementim sa më të lehtë të projektit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)