Ura e tretë e Bosforit, dy krahët afrohen me shpejtësi

Stamboll, 3 shtator - Dy anët e Urës Yavuz Sultan Selim po i afrohen njëra-tjetrës çdo ditë e më shumë. Në urën e 3-të të varur mbi Ngushticën e Bosforit ka përfunduar shtrimi i 29 pllakave të çelikta nga 59 gjithsej, që do të formojnë platformën e dyshemesë.
Trafiku detar në Grykën e Stambollit ska të ndalur, një anije vjen e tjetra shkon. E gjithë kjo dinamikë ka vetëm një arsye: Ura Yavuz Sultan Selim, e konsideruar si gjerdani i tretë i Ngushticës së Bosforit.
Pllakat e çelikta, që do të bashkojnë dy kullat gjigante të urës, po zgjaten çdo ditë e më shumë.
Këto pllaka të çelikta prodhohen në Korenë e Jugut dhe bashkohen me njëra-tjetrën nëpërmjet detit.
Ato ngrihen në lartësinë e duhur me anije-vinç dhe montohen me një përpikëri dhe rigorozitet maksimal.
Deri më sot janë vendosur 29 pllaka të çelikta nga 59 gjithsej.
Ndërkaq, është montuar edhe pjesa kryesore e kavove, që do të mbajnë urën të varur.
Gjatësia e kabllove, që janë përdorur deri tani, ka arritur në afro 3.000 km.
Ura Yavuz Sultan Selim do të jetë plot 59 m e gjerë dhe 320 m e lartë, rekord botëror për të dyja këto përmasa.
Mbi këtë urë të varur, që thyen rekord edhe për distancën kryesore 1.408 m të gjatë ndërmjet dy këmbëve, do të ketë edhe sistem hekurudhor.