27 Dhjetor 2024

UNMIK i dhuron një veturë Qendrës Rajonale Pensionale

Mitrovicë, 19 dhjetor - Administrata e UNMIK-ut të premten i ka dhuruar një veturë të tipit “Toyota Casler”, Qendrës Rajonale e Pensionistëve në Mitrovicë. 

Jenifer Rush, zëvendës kryeadministratore e UNMIK-ut, vlerësoi ndryshimet e mëdha që janë bërë nga periudha 2003 kur ajo ka shërbyer në Kosovë sikurse edhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

\"Ndonëse ne nuk jemi organizatë donatore, duke parë nevojën që ka qendra por edhe përkushtimin dhe punën që bënë kjo qendër në gjithë rajonin e Mitrovicës, përfshirë edhe komunat veriore, me këtë veturë dëshirojmë të mbështesim angazhimin dhe punën që bëni ju\" tha Rush.

Ndërsa, drejtori i Qendrës Rajonale të Pensionistëve në Mitrovicë, Bahri Xhaferi tha se qendra po kryen një volum të madh të punës, duke ofruar shërbime për mbi 27 mijë pensionistë nga të gjitha komunat e rajonit, ku funksionojnë zyrat me mjaft sukses.

“Ky automjet është një ndihmesë e madhe, pasi shpesh kemi obligime dhe detyra për dalje në terren dhe transportimin e personave më aftësi të kufizuar. Automjeti  do të ndihmoj në ngritjen efikasitetit në punë dhe mbulimit më të mirë të hapësirës ku ofrojmë shërbime. Ne ju jemi mirënjohës për këtë”, tha Xhaferi.

Qendra Rajonale e Pensionistëve në Mitrovicë është ndër institucionet e vetme që shtrin aktivitetin në të gjithë rajonin e Mitrovicës, përfshirë edhe komunat veriore, ku ofron shërbime për të gjithë qytetarët, të cilët bashkëpunojnë dhe nuk hezitojnë që të vijnë në qendër për shërbime dhe kërkesa që kanë.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)