United dhe Continental, kompania ajrore më e madhe në botë
Dy kompanitë së bashku kanë gati 700 avionë, 88 mijë punonjës dhe fluturojnë në 370 destinacione në 59 vende.
Kompania do të quhet United Airlines. Shefi ekzekutiv i kompanisë Continental, Jeff Smisek do të jetë në të njëjtin pozicion në kompaninë e re ndërsa bosi i United, Glenn Tilton do të jetë kreu i saj.
Bordet e të dyja kompanive miratuan marrëveshjen e bashkimit dje, por ajo duhet të marrë gjithashtu miratimin e sindikatave dhe do të analizohet nga agjencia regullatore amerikane e antitrusteve.
Kompania shpreson të kursejë më shumë se një miliard dollarë në vit duke eliminuar një pjesë të punonjësve dhe operacione të panevojshme.
Kjo pritet të shkurtojë konstot e operacioneve me 8 përqind. Më pak fluturime dhe konkurrencë do ta bënte më të lehtë për shoqëritë ajrore që të rrisnin çmimet.