Ukrainasit të interesuar për ndërtimin e rrugëve në Mal të Zi
Podgoricë, 12 mars - Kompania ukrainase Aptikon tregoi interesim për ndërtimin e unazës rreth qytetit malazez Budvë, të vlefshëm rreth 40 milionë euro, lajmëroi Ministria e Komunikacioni e Malit të Zi.
Kompania Aptikom është themeluar në vitin 2000 dhe është e specializuar për ndërtimin dhe rikonstruksionin e hekurudhave, aeroporteve, stadiumeve, tuneleve, urave dhe metrove.