U përurua linja hekurudhore Etiopi - Xhibuti me gjatësi 752 km

Addis Ababa, 6 tetor - Linja hekurudhore Etiopi-Xhibuti e ndërtuar nga Kina ka nisur zyrtarisht shërbimet e saj. Linja hekurudhore Addis Ababa-Xhibuti me gjatësi 752 km do të funksionojë me trena me shpejtësi 120 km në orë.
Hekurudha e parë elektrike në Afrikë do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis kryeqytetit etiopian dhe portit të Xhibutit nga 7 ditë që ishte me rrugë automobilistike, në vetëm 10 orë me tren.
Bëhet e ditur se në ceremoninë e përurimit të hekurudhës morën pjesë 26 drejtues vendorë. Linja e re hekurudhore do t\'i mundësojë Etiopisë dalje në det përmes portit të Xhibutit, duke ndikuar në rritjen e industrializimit të saj.
Personeli vendës pret që hekurudha të shtojë mundësitë për zhvillim të vendit verilindor afrikan.
\"Kjo është një ngjarje e shënuar dhe krenari jo vetëm për Etiopinë, por edhe për Afrikën Lindore. Në të ardhmen do të ndodhin gjëra të mëdha. E gjithë Afrika do të fokusohet në këtë program\", tha një nga përfaqësuesit vendorë.
Hekurudha elektrike është një ndër projektet e mëdha në kuadër të bashkëpunimit Kinë-Afrikë.
Ajo u ndërtua me një investim prej 4 miliard dollarësh amerikanë nga China Railway Group dhe China Civil Engineering Construction Corporation, si e para vepër hekurudhore me standarde kineze, që ndërtohet jashtë Kinës.