Turqia pajiset me trena të rinj të shpejtësisë së lartë

Nga këta trena të shpejtësisë së lartë të porositur tek firma Siemens\" është dorëzuar grupi i dytë.
Grupi në fjalë i trenave zotëron standardet më të larta në mesin e shembujve të vet në botë dhe është një nga trenat më të mirë të prodhuar deri më sot në aspektin e rehatisë, sigurisë, udhëtimit dhe komoditetet dhe lehtësitë e shërbimet e tjera që ofron.
Veçoria dalluese më e rëndësishme e këtij grupi nga grupet e tjera të trenave është se hyjnë në grupin e trenave me shpejtësi shumë të lartë dhe arrijnë në orë një shpejtësi operacionale 300 km/orë. Ndërsa trenat e kategorive të tjera shpejtësia maksimale që mund të arrijnë shkon deri në 250 km/orë.
5 grupet e tjera të trenave të shpejtësisë së lartë që janë porositur tek Siemens\" parashikohet tu dorëzohen Hekurudhave Shtetërore turke deri në fund të tetorit.
Tek grupet e trenave të shpejtësisë së lartë 45 janë të klasit të parë, ku 3 vagonë janë të business class\", secili me kapacitet 4 pasagjerë (pra gjithsej 12 kolltukë; 424 kolltukë janë të klasit ekonomik, një restorant me kapacitet 36 ulëse, 2 kolltukë për personat me aftësi të kufizuara (me karrocë), pra gjithsej një grup i tillë merr 519 pasagjerë.