01 Janar 2025

Turqia ka filluar pasurimin e rrjetit të transportit hekurudhor

Ankara, 6 nëntor - Mobilizimin që ka filluar për pasurimin e rrjetit të transportit hekurudhor Turqia do ta vazhdojë me ritme më të shpejta edhe në periudhën e qeverisë së re.

Po vijnë hope gjigande në projektet e sistemit hekurudhor të Turqisë, e cila lindjen dhe perëndimin, veriun dhe jugun e saj do ti lidhë me linja hekurudhore të shpejtësisë së lartë.

Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Shtetërore (TCDD), Ismail Murtazaollu dha informacione mbi projektet që bëjnë pjesë në objektivat e qeverisë për vitin 2023.

Sipas kësaj deri në vitin 2023 Turqia do të ndërtoje 1 mijë e 520 km hekurudhë për trenat që udhëtojnë me shpejtësi të lartë (YHT).

Ndërkohë që është duke u zhvilluar tenderi për ndërtimin e një linje hekurudhore të shpejtësisë së lartë me gjatësi 1 mijë kilometër, ndërsa 12 mijë kilometra të tjera janë edhe në fazën e projektimit.

Në vitin 2016 Ministria e Transportit do të hapë 13 tenderë, ku bën pjesë edhe Başkentray, kurse në vitin 2017 do të hapen 4 tenderë të tjerë të mëdhenj.tren i shpejte ne turqi

Deri në fund të vitit 2015 në hekurudha do të investohen 8,8 miliardë lira turke (mbi 3 miliardë dollarë)

Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Shtetërore (TCDD), Ismail Murtazaollu tha se 1 mijë e 213 kilometra janë dhënë për administrim, duke shtuar se gjatësia totale e linjave që janë në proces ndërtimi dhe në fazën e tenderimit është 1 mijë e 520 kilometra.

Gjithashtu është planifikuar të ndërtohet edhe një hekurudhë që do ndërlidhet me projektin e Urës së 3-të të Bosforit, e cila do të lidhë dy pjesët e Stambollit, sqaroi Murtazaollu.

Kur të kenë përfunduar hekurudhat për trenat e shpejtësisë së lartë 52% e popullsisë së Turqisë do të ketë mundësi të udhëtojë me tren, u shpreh zyrtari i Hekurudhave Shtetërore të Turqisë (TCDD), Ismail Murtazaollu dhe vijoi: “Por duhet të përmirësojmë edhe linjat ekzistuese. Ka pasur hekurudha që për rreth 80 vjet nuk kanë qenë prekur fare. Këto i rinovuam. Kështu filloi të rritet edhe shpejtësia jonë tregtare”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)