Turqia interesohet për privatizimin e aeroporteve greke
Athinë, 15 mars - Radha e kompanive që po tregojnë interes për privatizimin e aeroportit ndërkombëtar të Athinës, "Eleftherios Venizelos", por edhe për aeroportet e tjera të vendit ballkanik po bëhet gjithnjë e më e madhe, ndërkohë që përveç katariotëve, kinezëve, francezëve janë paraqitur edhe kompani turke.
Kompania "Turkish Airlines" para pak kohësh tha se ka interes jo vetëm për aeroportet greke, të ofruara për privatizim, por edhe se ka për qëllim që aeroplanët e saj të fluturojnë deri në ishullin e Kretës, t'i rrisin fluturimet deri në Athinë dhe ta zgjerojnë bashkëpunimin me kompaninë greke "Eagean airlines".
Kompania "Qatar Airwaves" tregoi e para interes për privatizimin e aeroportit "Eleftherios Venizelos".
Ndërkohë, përfaqësuesit e dy kompanive gjigante kineze u takuan dje me zyrtarë të lartë të Ministrisë greke të Financave dhe me drejtuesit e agjencisë për privatizim duke shprehur interes për pjesëmarrje në procesin e tenderimit.
Pjesë nga privatizimi i aeroporterve greke dëshirojnë edhe francezët.
Në lojë janë përfshirë edhe ''Aeroports de Paris'', një nga operatorët më të mëdhenj të aeroporteve në Evropë.