26 Dhjetor 2024

Turqia e gatshme të investojë në projektet me interes për Kosovën

Prishtinë, 18 shtator  - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka takuar sot Ambasadoren e  Turqisë të akredituar në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Turqisë.

Fillimisht ambasadorja Kiliç e uroi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër.

Ndërsa, ministri Lekaj falenderoi ambasadoren Kiliç për vizitën e saj në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe për projektet që ka realizuar Turqia në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadoren me projektet të cilat janë duke u zhvilluar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ministri Lekaj tha se do të punojmë që të realizojmë projekte me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët  e saj.

Ndërsa, ambasadorja Kiliç theksoi se Turqia është e gatshme që të investojë në Kosovë, në projektet të cilat do të jenë në interesin e shtetit të Kosovës.

"Ne dëshirojmë të shohim Kosovën si një vend i cili ka arritur zhvillimin ekonomik", tha Kiliç.

Në fund të këtij takimi Lekaj-Kiliç, u vendos që të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë, në të gjitha fushat e veçanërisht ekonomi.   ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)