Turqia do të prodhojë lokomotiva elekrtrike
Ankara, 22 dhjetor - Iniciativa në sektorin hekurudhor në Turqi po vazhdon me tërë shpejtësinë. Rreth 80 lokomotiva që punojnë me energji elektrike do ti bashkohen flotës së Linjave turke Hekurudhore.
Marrëveshja në lidhje me lokomotivat u nënshkrua dje në Ankara midis Linjave turke Hekurudhore të Shtetit dhe shoqërisë koreano-jugore.
Me këtë marrëveshje Linjat turke Hekurudhore do të bëjnë edhe këmbime informacionesh teknike të cilat do të shërbejnë për prodhimin e lokomotivave në Turqi.
8 nga këto lokomotiva do të prodhohen nëpër fabrikat e shoqërisë sipërmarrëse, kurse 72 lokomotiva dhe një Simulator do të prodhohen në fabrikën turke TÜLOMSAŞ.
Në sajë të kësaj marrëveshjeje do të bëhen edhe këmbime të njohurive teknike dhe të licencave.
Drejtori i Përgjithshëm i Linjave Turke Hekurudhore, Sulejman Karaman, në deklaratën që bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes tha se \"Në kuadër të marrëveshjes së Këmbimit të Licencës dhe Teknologjisë, Linjat Hekurudhore Turke do të kenë të drejtën e përdorimit të të gjitha njohurive si dhe të prodhimit dhe shitjes së produkteve në Turqi dhe në vendet anëtare të Bankës Islame të Zhvillimit gjatë një afati 10 vjeçar\".
Kostoja e projektit do të jetë rreth 313 milionë dollarë.