23 Dhjetor 2024

Turqi, hapet panairi i anijeve dhe jahteve

Stamboll, 20 shkurt - Anijet njëra më e bukur se tjetra ekspozohen në Stamboll për kënaqësinë e spektatorëve.

Në panairin e anijeve dhe jahteve, të hapur në Stamboll, marrin pjesë 246 firma nga 34 vende dhe ekspozohen 279 jahte.

Ky është panairi i dytë më i madh i jahteve në botë që organizohet në tokë.

Anija, që la gjurmë në Panairin \"Boat Show\" u shit me një çmim afërsisht 2 milion e 400 mijë euro, përngjan vërtet me një pallat mbretëror.

Anija, kishte një gjatësi prej 24 metrash.

Për ata, që kjo anije u duket e shtrenjtë, ka shumë alternativa të tjera duke filluar nga 5 mijë euro e duke arritur në miliona euro.

Sektori i jahtit dhe anijeve turke, që vitin e kaluar eksportoi rreth 1 miliardë dollarë, tashmë po konkurron me vendet më të zhvilluara më Evropë dhe ky panair shtrihet në një sipërfaqe të mbyllur prej 85 mijë metra katrorësh.

Panairi \"Boat Show\" do të përfundojë në 25 shkurt, ditën e shtunë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)