23 Dhjetor 2024

Turkish Airlines pezullon fluturimet për Kinë dhe Iran

Ankara, 25 shkurt - Kompania ajrore turke Turkish Airlines njoftoi se ka pezulluar fluturimet e saj në Kinë dhe Iran, përveç kryeqytetit Teheran, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Kompania të martën në një njoftim për shtyp gjithashtu tha se, bazuar në dekretin e autoriteteve zyrtare të Turqisë, personat e huaj që ishin në Kinë ose qytetin verior të Iranit, Qom në 14 ditët e fundit, nuk do t'u lejohet hyrja në Turqi.

Fluturimet e aeroplanëve në Kinë janë pezulluar deri në fund të këtij shkurti, kurse fluturimet në Iran anulohen deri më 10 mars.

Turkish Airlines tha: "Ju bëjmë thirrje të merrni parasysh masat paraprake kur planifikoni udhëtimet tuaja".

Këto vendime u morën nga kompania si masë për parandalimin e përhapjes dhe kufizimin e efekteve të virusit.

Virusi, i cili u zbulua për herë të parë në dhjetor në qytetin kinez Wuhan, kryeqyteti i provincës qendrore Hubei, ka shkaktuar vdekjen e mbi 2.600 personave deri më tani, me më shumë se 77,000 raste të konfirmuara në Kinë.

Pas përhapjes globale të virusit, OBSH shpalli shpërthimin si emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)