Turkish Airlines me 41.4 milionë pasagjerë
Ankara, 14 tetor - Për periudhën janar-shtator 2013 numri i udhëtarëve që kanë preferuar të fluturojnë me linjat ajrore turke Turkish Airlines ka qenë 36.2 milionë, kurse këtë për po të njëjtën periudhë kompania ka regjistruar një rritje prej 14.3 për qind.
Numri i udhëtarëve që kanë fluturuar me linjat ajrore turke (Turkish Airlines - THY) për 9 muajt e pare të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka pasur një rritje për 14.3 për qind, duke shkuar 41.4 milionë pasagjerë.
Platforma e Njoftimit Publik njofton se sipas të dhënave, për periudhën janar-shtator 2013 kompania ka pasur 36.2 milionë pasagjerë dhe për periudhën janar-shtator 2014 ajo ka regjistruar një rritje 14.3 për qind dhe e ka çuar numrin e pasagjerëve në 41.4 milionë. Rritja në linjat e brendshme është 14.9 për qind, ndërsa në fluturimet ndërkombëtare 14 për qind.
Ndërsa në kategorinë e pasagjerëve për Business/Comfort të linjave të jashtme dhe transfertat e pasagjerëve që vijnë në Turqi nga jashtë shtetit ka pasur një rritje përkatësisht 15.6 për qind dhe 22.5 për qind, krahasuar kjo me periudhën janar - shtator 2013 të vitit të kaluar.
Ndërsa faktori i shkallës së shfrytëzimit të avionëve qëndroi po në 79.7 për qind pa pësuar ndonjë ndryshim të dukshëm.
Në janar - shtator 2013 kërkesa në total për shkallën e shfrytëzimit të vendeve ishte 86.2 miliardë, ndërsa në 2014 pati një rritje me 17.4, ku arriti në 101.1 miliardë. Shkalla e shfrytëzimit në linjat kombëtare pati një rritje me 16.8 për qind, kurse në linjat ndërkombëtare rritja ishte 17.5 për qind.
Fluturimet totale nëpër qytete në fund të muajit shtator të 2013 ishin 239, kurse në shtator të 2014 ato vajtën në 260. Numri i destinacioneve brenda vendit nga 42 vajti në 43, ndërsa në linjat e jashtme nga 197 u rrit në 217.
Ndërsa numri i avionëve në dispozicion nga 233 që ishte në fund të shtatorit 2013, në fund të këtij shtatori është rritur në 265.