Turkish Airlines kurse falas për udhtarët
Ankara, 23 mars - Linja më e madhe ajrore turke, Turkish Airlines ofron klas me cilësi të lartë për të gjithë udhëtarët me qëllim që ata të kapërcejnë frikën e tyre gjatë fluturimit.
Stafi linjave ajrore turke (THY) ka vënë në dispozicion një kurs dyditor që pilotët dhe psikologët të ndihmojnë pjesëmarrësit për një terapi intensive duke shtuar se në ditën e dytë të kursit pjesëmarrësit shoqërohen në bordin e një aeroplani të vërtetë.
Instruktori i linjave ajrore Nail Ozbayraktar tha se ai dhe kolegët e tij do të japin leksione falas për të gjithë pasagjerët.
Ata i mësojnë çdo detaj të nevojshëm udhëtarëve të tyre përpos faktit se edhe vet kurs vjen si pasojë e ngjarjes së ndodhur me avionin e humbur të Malajzisë.
Njerëzit kanë frikë nga gjërat që nuk i dinë, prandaj edhe ekipi ynë do tju mundësojë atyre diçka të domosdoshme për tu hequr frikën, thotë Ozbayraktar.
Pothuajse të gjithë interesuarit do të marrin pjesë në kurse dhe do të jenë shumë më të sigurt dhe të qetë në momentin kur të udhëtojnë për destinacionin e planifikuar, përfundoi ai.