Turkish Airlines ka në plan të punësojë 1.000 pilotë
Ankara, 23 qershor - Turkish Airlines (THY) ka në plan të punësojë 1.000 pilotë dhe ndihmëspilotë, tha të premten përgjegjësi i kompanisë për burimet njerëzore, Abdülkerim Çay.
Marka e shoqërive ajrore turke THY, e cila fluturon në më shumë destinacione, si rrjedhim i suksesit që ka arritur vitet e fundit dhe kërkesës në rritje të pasagjerëve nga njëra anë zgjeron flotën e avionëve, kurse nga ana tjetër ajo i shton pilotë të rinj ekipit të kokpitit, që sot numëron 4 mijë e 500 pilotë.
THY planifikon që këtë vit të punësojë në kompani të gjithë kandidatët e suksesshëm nga apikuesit për të marrë pjesë në kursin e trajnimit të pilotëve.
Në rast të kalimit me sukses të procesit 4-mujor të përzgjedhjes, kandidatët do të fillojnë Akademinë e Përgatitjes së Pilotëve.
Trajnimi në këtë akademi zgjat rreth 18-24 muaj dhe kandidatët këtu marrin të gjitha dijet e nevojshme që duhet të mësojmë për pilotimin civil.
Kandidatët e diplomuar nga kjo akademi do të fillojnë punë në kompani si pilot i dytë.