Turkish Airlines do të punësojë 900 pilotë
Ankara, 2 mars - Në Turqi është krijuar “Instituti i Kërkimeve Psikologjike të Aviacionit”. Instituti është i pari i këtij lloji në vend dhe projekti është realizuar falë bashkëpunimit të THY dhe Universitetit të Stambollit.
Duke folur në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, Bilal Ekşi deklaroi se në vitin 2019 do të punësohen rreth 900 pilotë të rinj.
"Jemi të lumtur që e valëvitim me krenari flamurin tonë në 121 vende të botës dhe që kontribuojmë në punimet e projektet që bëhen në drejtim të prodhimit vendor dhe kombëtar, një çështje që intensifikohet për ditë e më shumë në vendin tonë."
"Këtë shërbim, të cilin para aktivizimit të programit në fjalë e kemi importuar nga jashtë shtetit, tani do ta marrim nga akademikët e vlefshëm të vendit tonë. Ky është një nder i madh edhe për vendin tonë, dhe për kompaninë tonë"
Drejtori i Përgjithshëm i THY-së tha se kompania në vit punëson mesatarisht 500 pilotë dhe në kuadër të kësaj edhe në vitin 2019 planifikohet të merren rreth 900 pilotë.