25 Dhjetor 2024

Tuneli i i ri i Bosforit lidh Evropën me Azinë

Stamboll, 22 nëntor - Për herë të parë Turqia ka lidhur teritoret e saj evropiane dhe aziatike me një tunel hekurudhor. Tuneli Marmaray që kalon nën Ngushticën e Bosforit dhe që u hap para pak javësh, lidh brigjet aziatike dhe evropiane të Stambollit. 

Në ceremoninë e zhvilluar  për tunelin hekurudhur Marmaray morën pjesë mijëra njerëz. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan iu referua në fjalimin e tij të kaluarës historike të vendit.

\"Kjo ishte ëndërra e Sulltan Abdulmexhid-it, sulltani që sundoi nga viti 1839 deri më 1861, për të ndërtuar këtë tunel, tha ai. Sot ne e kemi realizuar këtë ëndërr. Ne kemi shumë projekte historike për të zbatuar për Turqinë dhe Stambollin. Kjo është në shërbim të popullit\".

Tuneli është më i thelli në llojin e vet. Me një kapacitet për më shumë se një milion udhëtarë, projekti prej 4 milirardë dollatësh ka për qëllim zhbllokimin kronik të trafikut në qytet. Por me tërmetet që bien shpesh në Stamboll, kanë shrehur shqetësimet për sigurinë e udhëtimit në tunel.
 
Profesori i gjeologjisë, Celal Sengor, në Universitetin Teknik të Stambollit, thotë se janë marrë masat e duhura për sigurinë teknike të tunelit.

\"Unë bëra studimin e fizibilitetit të tunelit Marmara, thotë ai.  Nuk ka shtresa tektonike aty ku kalon tuneli. Tuneli do të tronditet nga tërmetet, por nëse ndërtohet në mënyrën më të mirë të mundëshme, nuk ka rrezik që të çahet. Madje, ata njerëz që ndërtojnë tunele të tilla, janë më të mrët në fushën e tyre\", thotë ai.

Ndërkohë që zoti  Erdogan po zbaton disa projekte të mëdha në infrastrukturën e Stambollit, kritikat janë shtuar. Kritikët akuzojnë qeverinë se po zbaton plane për ndryshimin e qytetit pa u konsultuar sa duhet me publikun. Shtetësime të tilla nxitën protestat që përfshinë Turqinë në muajin qershor.

Projekti i tunelit filloi në vitin 2004 dhe ishte në plan të përfundonte për katër vjet, por ai u shty për shkak të zbulimeve arkeologjike, përfshirë edhe portin bizantin të shekullit të katërt, kur ndërtuesit filluan gërmimet nën qytet.

Sipas njoftimeve të medias, projekti u përshpejtua që të përkonte me 90 vjetorin e Republikës së Turqisë që u festua më 29 tetor. Qeveria nuk u ka kushtuar vemendje këtyre komenteve, por ka theksuar se tuneli do t’i shërbejë Stambollit dhe më tej.

Ministri i Transportit, Binali Yildirim, thotë se ai do të bëhet një lidhje e rëndësishme tregtare, nga Pekini në Londër.

Ky projekt lidh Azinë dhe Evropën, për të rigjallëruar Rrugën e Mëndafshtë, që ishte dikur një linjë e rëndësishme ndërkombëtare. Ajo duhet ringjallur për të ndihmuar lidhjet tregtare mes Azisë dhe Evropës.

Analistët thotë se tuneli është më i fundit në një sërë projektesh të mëdha  që kanë si synim ta bëjnë Stambollin  një qendër botërore.

Në Stamboll vazhdojnë punimet për një tunel tjetër nën Ngushticën e Bosforit për qarkullimin automobilistik, një urë e tretë mbi ngushticë, një kanal i madh që do të kalojë pranë Bosforit dhe aeroportit më të madh të botës. Ndërkohë që Turqia po hyn në një fushatë 18 muajore të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2015, analistët thonë se ndërtime të tilla do të vazhdojnë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)