27 Dhjetor 2024

Tringë Smajli në pullë postare

Prishtinë, 3 nëntor - Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën postare që i kushtohet njërës prej luftëtareve më të shquara shqiptare Tringë Smajli.

Tringa ishte vajza e bajraktarit famëmadh  Smajl Martini (Ivezaj).  Ajo u lind në vitin 1870, në Grudë, në periudhën  e rëndësishme të përpjekjeve të shqiptarëve për të ruajtur trojet etnike.

Në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare, në vitin 1883, ranë heroikisht  dy djemtë kreshnikë të Smajl  Martinit , Zef e Gjon Smajli, duke e lënë ketë fisnik pa asnjë djalë.

Pas kësaj sakrifice familjare, Tringa dha betimin dhe dha fjalën se do të bëhet  burrneshë,  trim e fisnik, si i ati. Ajo veshi  çakçirët e xhamadanin, në vend të stolive në brez ngjeshi alltinë e rripin me fishekë, ndërkaq në krah  vuri armën.

Shumë shpejt në kuvende  e luftëra  filloi të njihet si një  luftëtare që i ka hije fjala e pushka. Urtia e trimëria e saj në luftën për marrjen e Majës së Deçiqit inspiroi poetin e atdhetarin Gjergj Fishta i cili thotë: ” Tringa ja kalonte çdo mashkulli  më të mirë në Urti e në Trimni “.

Për aktivitetin e saj patriotik kanë shkruar edhe gazeta prestigjioze perëndimore.

 Kjo atdhetare,  përpos flijimit personal, shkriu tërë pasurinë familjare për hapje të shkollave shqipe. Ajo njihet në popull edhen si Tringa e Grudës apo Tringa e Maleve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)