27 Dhjetor 2024

Trendi i blerjes së veturave të reja në Kosovë shënon rritje

Prishtinë, 11 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të panairit të automjeteve të reja "Prishtina International Autoshow" që po mbahet në qendrën e panaireve në Prishtinë.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se gjatë këtyre dy viteve e gjysmë është punuar shumë në reforma ekonomike përmes të cilave është përmirësuar ndjeshëm mjedisi afarist në vendin tonë.

Ajo shtoi se është kënaqësi të shohësh një dinamizim të jetës ekonomike në vendin tonë, dhe uroi organizatorët për organizimin e suksesshëm të këtij panairi.

Znj. Bajrami nënvizoi se është mirë që trendi i blerjes së veturave të reja në Kosovë po shënon rritje, dhe në këtë mes, ministrja përmendi faktin se këto vitet e fundit kemi pasur përmirësim të ofertës kreditore, përkatësisht ulje të konsiderueshme të kamatave nga bankat komerciale në vendin tonë falë përmirësimit të përgjithshëm të indikatorëve ekonomikë në vend.     


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)