Trenat në Gjermani me komoditet më të mirë
Berlin, 23 qershor Llogaritet se në vitin 2016 në Gjermani do të qarkullojnë trenat më të mirë në botë Icx. Siemens AG dhe Deutsche Bahn AG kanë nënshkruar kontratën për prodhimin e 220 trenave për shpejtësi të mëdha, në një vlerë prej gjashtë miliardë euro, me mundësi për prodhimin edhe të 80 kompozicioneve të trenave.
Hekurudhat gjermane (QB) menjëherë do të porosisin 130 trena, e pastaj planifikohet menjëherë porosia tjetër prej 90 trenave, si parashihet në kontratën që do të rrumbullakohet në vitin 2030.
Kryetari i këshillit drejtues dhe drejtori i përgjithshëm i DB-së, Rudiger Grube ka deklaruara se me trenat ICx vihet guri themeltar për transport në destinacione të largëta dhe standardet e reja për siguri, vetëbesim, harmonizim ekologjik dhe komoditet. Do të prodhohen dy variante të trenave.
E para, treni me shtatë pjesë dhe me tre vagonë motorik. Ai arrinë shpejtësinë më të madhe deri në 230 kilometra në orë dhe ka 499 ulëse. Varianti i dytë treni me dhjetë pjesë, me pesë vagonë motorik dhe 724 ulëse. Arrin shpejtësinë deri në 249 kilometra në orë