Tregu i sigurimeve të Shqipërisë u rrit mbi 36 për qind
Tiranë, 25 janar - Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit vitin e kaluar arritën mbi 11,624 miliardë lekë, 36.19 % më shumë se në vitin 2013, sipas të dhënave të publikuara të shtunën nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Sigurimet motorike kanë vijuar të mbizotërojnë tregun e sigurimeve në Shqipëri, me rreth 65 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vë në dukje se skema e bashkërenduar e sigurimeve motorike ka pasur një rol përcaktues në rritjen e tregut shqiptar të sigurimeve në vitin 2014.