Transporti hekurudhor kinez shënon rekord pasagjerësh
Pekin, 2 tetor - Gjatë javës së artë të pushimeve me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës, rrjeti hekurudhor shënoi kulmin e aktivitetit.
Vetëm më 1 tetor kanë udhëtuar me tren 10 milionë e 327 mijë persona, duke shënuar një rekord të ri në historinë e hekurudhave kineze.
Autoritetet hekurudhore në vend për të përmirësuar shërbimin ndaj udhëtarëve kanë vënë në funksionim dhe porositjen e biletave në internet apo me telefon.