Transporti detar grek zgjeron grevën
Athinë, 7 shkurt - Përkrahës të punonjësve të transportit detar në Greqi marshuan sot në Portin e Pireut, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj një ligji që urdhëron ekuipazhet e anijeve të kthehen në punë.
Ky ligj, i cili sillet në fuqi rrallëherë, po kërkohet të zbatohet për herë të dytë në më pak se dy javë.
Vendimi i kryeministrit konservator Antonis Samaras për mobilizimin civil të ekuipazheve të anijeve, merret pasi sindikata e punonjësve të transportit detar vendosi ta zgjerojë grevën.
Marinarët që nuk pranojnë ti binden vendimit kërcënohen me arrestim dhe me burgim deri 5 në vjet, megjithëse një udhëheqës i sindikatës tha se punonjësit do të përpiqeshin të mos e përfillnin urdhërin.
Greva e punonjsëve të transporti detar ka patur ndikim tek banorët e ishujve grekë, shumë prej të cilëve i marrin furnzimet e përditshme me anije.