04 Janar 2025

Transporti ajror me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit

Prishtinë, 12 korrik - Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në një takim kryetarin e sapo emëruar të  bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil (ACC), Samet Dalipin dhe anëtarin e bordit Ardian Gaxherin si dhe drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Driton Gjonbalaj.

Me këtë rast ministri Zharku e uroi kryetarin e bordit z. Samet Dalipin, për përzgjedhjen e  tij si kryetar i bordi të AAC-së, ndërsa Autoritetin Aviacionit Civil e cilësoi si një nga agjensitë e cilat ka funksionuar shumë mirë.

”Bashkëpunimi i mirë institucional, në lëminë e aviacionit civil do të ndikojë në zhvillimin e transportit ajror i cili transport ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë“, pohoi ministri Zharku.    

Ndërsa, kryetari i bordit tëACC-së, Samet Dalipi e falenderoi ministrin Zharku për pritjen e tij dhe bashkëpunimin e ofruar nga ministria të cilën e udhëheq.

Kryetari Dalipi theksoi se bordi i kësaj agjensie është i gatshëm që të bashkëpunojnë për  sigurinë, sigurimin, menaxhimin e kontrollit ajror dhe rregullimin ekonomik të aviacionit në rendin e brendshëm ligjor dhe bëhet pjesë e tregut të përbashkët të transportit ajror të BE-së.

Në anën tjetër, drejtori i Autoritetit Civil të Aviacionit Driton Gjonbalaj, vlerësoi se krijimi i bordit të këtij autoriteti është I mirëseardhur për ACC-në, dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.

Në këtë takim u diskutua edhe për temat tjera që kanë të bëjnë me Aviacionin Civil dhe të cilat do të kontribojnë në të mirën e qytetarëve vendit tonë. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)