15 Janar 2025

Trageti i linjës Bari-Durrës përfshihet nga Zjarr

Bari, 13 maj - Një traget e i linjës Bari – Durrës me rreth 300 persona në bord u përfshi nga zjarri, rreth 7 milie larg nga Porti i Barit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, zjarri ka nisur nga turbinat e motorit rreth orës 23:00, të martën.

Autoritetet e Portit të Barit kanë reaguar menjëherë duke vënë flakët nën kontroll. Mësohet se asnjë person nuk mbeti i lënduar.

Shuarja e flakëve u bë nga zjarrfikëset dhe tre anije patrulluese të “Guardia di Finanza”. Më pas anije –rimorkiator ka bërë tërheqjen e tragetit “Francesca” drejt Portit të Barit.

Në bordin e tragetit ndodheshin 300 pasagjerë, nga të cilët 131 shqiptarë, 50 italianë, 22 me kombësi të tjera dhe 54 persona të ekuipazhit si 71 automjete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)