Trafiku global ajror i pasagjerëve vazhdon të rënien
Paris, 7 prill - Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka deklaruar se një vit nga pandemia e koronavirusit trafiku global ajror i pasagjerëve vazhdoi të bjerë.
Për shkak të masave pandemike dhe shqetësimeve, kërkesa e pasagjerëve ndërkombëtarë në shkurt ishte 88,7 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit 2019, tha shoqata në një njoftim për shtyp.
"Shkurti nuk shfaqi asnjë tregues të një rikuperimi të kërkesës për udhëtime ajrore ndërkombëtare", tha Willie Walsh, drejtori i përgjithshëm i grupit.
Nga ana tjetër, thuhet në njoftim, kërkesa globale e trafikut të ngarkesave ajrore u rrit me 9 për qind këtë shkurt në krahasim me shkurtin e vitit 2019.
"Kërkesa në shkurt gjithashtu tregoi rritje të fortë në bazë mujore nga nivelet e janarit 2021", shtohet më tej.
Walsh tha: "Kërkesa për ngarkesa ajrore jo vetëm që po rikuperohet nga kriza COVID-19, por po rritet".