01 Janar 2025

TM3, 541 mijë udhëtarë kanë shfrytëzuar aeroplanin

Prishtinë, 5 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për TM3 2015.

Ky publikim përfshin statistikat për Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikimin. 

Në territorin e Kosovës kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë (të udhëtarëve), derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e tretë të vitit 2015 numri i pasagjerëve, që e kanë shfrytëzuar trenin, si mjet udhëtimi është 66 mijë. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, numri i udhëtarëve është ulur për 12.69%.

Transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2015 është 173 mijë tonë. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur ulje për 45.64%. 

Numri i fluturimeve në tremujorin e tretë të vitit 2015 është 2 150 ose 11% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2014).

Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin, si mjet transporti, është rreth 541 mijë. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2014) kemi rritje për 14.59 %.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)