23 Dhjetor 2024

Thy, kompania ajrore me më shumë fluturime në botë

Stamboll, 18 shkurt - Linjat Ajrore Turke me 97 itinerare të ndryshme fluturimesh ka zënë vendin e parë në botë në këtë kategori.

Kryetari i Bordit Drejtues Hamdi Topçu ka deklaruar se këtë vit ata planifikojnë t’i shtojnë fluturimet edhe në 40 pika të tjera.

Hamdi Topçu i cili mori pjesë në programin televiziv Recetat Ekonomike të transmetuar në TRT Haber, bëri deklarata në lidhje me aktivitetet e kompanisë ajrore.

“Ne jemi kompania ajrore që bën më shumë fluturime në botë” tha ai dhe shtoi se këtë vit Linjat Ajrore Turke planifikojnë të fillojnë fluturimet edhe në 40 vende të tjera duke përfshirë këtu 10 vende të Afrikës.

Sipas informacionit që ai dha, Linjat Ajrore Turke me përqindjet e okupimit dhe të përfitimit kanë thyer rekordin e 80 viteve të fundit.

Nëdrkohë që vitin 2012 kompania e përfundoi me 1 miliardë e 80 milionë lira përfitime edhe përqindja e okupimit ka arritur në 77%.

Por trafiku ajror me qendër në Stamboll është duke sforcuar kapacitetin e Aeroportit Ataturk.

Për këtë aeroporti i ri që do të ndërtohet në veri të Stambollit do të dalë në tender si projekt në muajin maj.

Me kapacitet për 150 milionë pasagjerë ky aeroport është kandidat për të qenë aeroporti më i madh në Evropë.

Linjat Ajrore Turke janë shumë të suksesshme edhe me reklamat e larmishme.

Lidhur me këtë temë Kryetari i Bordit Drejtues të THY-së tha: “Në të gjitha promovimet që kemi bërë ne arritëm më tepër sukses se nga sa prisnim. Së fundmi Messi dhe Kobe me promovimin që bënë janë klikuar në YOUTUBE më shumë se 130 milionë herë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)