THY është zgjedhur kompania më e mirë ajrore e vitit
Stamboll, 19 prill - Revista prestigjioze Air Transport News me çmimin për shoqërinë ajrore më të mirë në vitin 2012 ka vlerësuar kompaninë turke Turkish Airlines (THY).
Drejtori i Përgjithshëm i linjave ajrore turke (THY), Temel Kotil në vlerësimin që i bëri çmimit të revistës tha se THY në krahasim me rivalët e saj sot shërben me një çmim 30% më të lirë, duke shtuar se Turkish Airlines është shoqëria ajrore që shet biletat më të lira në Evropë.
Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve u organizua në Montreal. Në fjalën falënderuese që mbajti në këtë ceremoni Temel Kotil theksoi se kompania turke e linjave ajrore Turkish Airlines vazhdon të rritet çdo ditë.
THY sot fluturon në 221 destinacione të ndryshme, rikujtoi Kotil duke shtuar se Afrika me botën lidhet me anë të shoqërisë ajrore turke (THY).
Koncepti me të cilin shërben sot THY, Një shërbim institucional si Perëndimi dhe emocional si Lindja, është edhe ajo që i solli kompanisë këtë çmim, nënvizoi Kotil.