22 Dhjetor 2024

Thirrë-Kalimash, tuneli rrezikon afatin

Kukës, 3 maj - Tuneli i Kalimashit sot ka hyrë në muajin e tij. Muaji maj 2010, siç kanë thënë kompetentët, do të shënojë fillimin e lëvizjes së lirë në vijë të shkurtër Kukës-Tiranë dhe anasjelltas. Por, asgjë nuk është e sigurt për datën e hapjes së tunelit që do të nxjerrë nga gjysmëizolimi ku ndodhet verilindjen e Shqipërisë dhe do të afrojë Kosovën.

Datat e diskutueshme kanë qenë java e parë e majit, për hatër të ditës së Shëngjergjit, data 15 maj e thënë nga vetë ministri dhe nga ekspertët ndërtues, si dhe një datë e fundit, ajo 21 maj 2010 e thënë nga zv.ministri.

Mirëpo ndërtuesit e tunelit të famshëm Thirrë-Kalimash nuk premtojnë përfundimin e punimeve për asnjërën nga datat, pasi ata nuk janë lejuar të punojnë me kohë të plotë, për shkak të ndërhyrjeve të herëpashershme të njerëzve me pushtet që duan medoemos të kalojnë nëpër tunel në vend të rrugës së vjetër apo mbikalimit të vështirë në Malin e Thirrës.
Kalimet arbitrare pengojnë punën

Kompania “Bechtel-Enka” asnjëherë nuk ka dashur të japë parashikime që nuk mund t’i mbajë, prandaj, siç tha një inxhinier i tunelit, premtimi për hapjen e tij më 15 maj është i mundur të mbahet vetëm nëse qeveria do të sigurojë një gjë: të pengojë hyrjet arbitrare në tunel, të ndalojë kalimet në tunel të personave VIP dhe atyre me influencë. Ky është me të vërtetë një problem serioz, që mund të sabotojë punimet e tunelit.

Dy ditë më parë, një përfaqësi e firmës ndërtuese në një takim me prefektin e Kukësit, kur janë pyetur për datën e hapjes se tunelit kanë thënë pikërisht kështu: “Nëse ndalohet çdo kalim nëpërmjet tunelit i personave të pushtetshëm, tuneli hapet me datë 15 maj, nëse nuk bëhet kjo gjë, pritni datën 21 apo edhe më vonë”, ka thënë drejtuesi i punimeve të tunelit të Kalimashit.

Ai ka përshkruar rastet kur njerëzit e pushtetshëm të Kukësit apo të tjerë nga Tirana, të lidhur me njëqind fije me pushtetin depërtojnë në tunel për të udhëtuar nga Kukësi në Tiranë apo nga Tirana në Kukës. Në tunel punojnë një numër makinerish, të cilat detyrohen të heshtin deri sa mjeti i paftuar të kalojë, por në këtë rast ndërtuesve u shkaktohet një dëm i madh në ritmin e punës dhe kështu çdo gjë shkon në shtyrje nga dita në ditë deri në mërzitje. “Nuk kemi nge të shoqërojmë askënd në tunel, ju lutemi na pritni të përfundojmë”, ka thënë inxhinieri turk. Dhe formalisht ende askush nuk kalon në tunel, por sot e gjithë ditën funksionarë të lartë dhe biznesmenë kalojnë sa herë të kenë punë.
Punimet

Tuneli jugor, sipas raportimeve jozyrtare, ka përfunduar së betonuari, janë hequr tërësisht armaturat dhe pritet të asfaltohet. Por punët më të shumta, përveç instalimit të rrymës dhe aparaturave të ndryshme si kamera etj., faqet e tunelit do të lyhen me bojë. Por deri te lyerja me bojë cilindri prej betoni duhet të thahet nga lagështira, gjë që do të bëhet në ditët në vijim. Sidoqoftë, disa punime kanë kohën e tyre.

“Tani për tani nuk mund të lyejmë, sepse ka shumë lagështirë, duhen disa ditë që të thahet”, tha një italian i një firme që do të bënte lyerjen. Pas përfundimit të tunelit jugor, që pritet të ndodhë brenda këtij muaji, e gjithë vëmendja do të kalojë në tunelin e veriut, i cili u vu në punë disa muaj në stinën e kaluar turistike dhe elektorale. Tuneli i veriut ka rreth 1 km gjatësi lineare të pabetonuar, ndërsa edhe asfalti aty do të ribëhet për shkak të deformimeve që ka pësuar nga shembja e tunelit jugor muaj më parë.

Burime të mirinformuara tregojnë se edhe në këtë tunel do punohet 24 orë në 24 dhe mendohet se do të përfundojë brenda vitit 2010. Brenda këtij viti pritet të përfundojë edhe segmenti Kolsh-Mamëz në Kukës, si dhe ai Rrëshen-Rubik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)