25 Dhjetor 2024

Thellohet misteri i zhdukjes së avionit nga Malajzia

Hanoi, 11 mars  - Misteri i zhdukjes së një avioni pasagjerësh nga Malajzia u thellua edhe më tej sot, kur grupet e hetimit arritën në përfundimin se rrjedha e naftës që u zbulua pranë Vietnamit nuk kishte lidhje me avionin. Ato ishin rrjedhje karburanti që përdoret nga anijet.

Ekipet vietnameze të kërkimit thonë se kanë kërkuar gjatë gjithë natës por nuk kanë gjetur ndonjë mbetje të mundëshme nga aeroplani i pasagjerëve të linjës ajrore malajziane. Të dielën në mbrëmje pati njoftime se ishin parë mbeturina nga avioni i zhdukur me 239 pasagjerë në bord.                                                           

Zyrtarët vietnamezë thonë se avionët që fluturonin në lartësi të ulta kishin  parë atë që dukej si një derë nga avioni i zhdukur në ujëra rreth 90 kilometra në jug të një ishulli në brigjet jugperëndimore të vendit.

Megjithatë, zyrtarët thanë të hënën se gjashtë aeroplanë dhe 7 anije kërkuese nuk kishin gjetur asgjë.

Zyrtarët që po hetojnë zhdukjen e avionit të shtunën thonë se imazhet e radarit të fluturimit tregojnë se avioni në fjalë mund të ishte kthyer mbrapsht para se të zhdukej. Rodzali Daud është me forcat ajrore të Malajzisë.
 
“Të dhënat tregojnë se egziston një mundësi që avioni të jetë kthyer mbrapsht, dhe po mundohemi që ta kuptojmë këtë informacion të kapur nga radarët. Po ashtu po bashkëpunojmë me agjencitë ndërkombëtare. Një nga mundësitë e kthimit mbrapsht është kthimi në aeroportin ndërkombëtar në Kuala Lumpur.”
 
Ndërkohë, policia tajlandeze thotë se po heton një “rrjet që falsifikonte pasaportat” ndërkohë që dalin detaje për blerjen e biletave në Tajlandë me pasaporta të vjedhura evropiane.

Luigi Mardeli nga Italia, dhe një evropian tjetër ishin në listën e pasagjerëve, por asnjëri prej tyre nuk ishte në aeroplan.

“Mendova se kur ma vodhën pasaportën se askush nuk mund ta përdorte atë, pasi kur u ktheva në Itali njoftova policinë. Kështu që mendova se askush nuk mund ta përdor atë.”
 
Malajzia po heton edhe pistën e terrorizmit lidhur me pasagjerët e dyshuar ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një ekip nga Byroja Federale e Hetimeve për të ndihmuar.
 
Interpoli tha të dielën se asnjë vend nuk kishte kontrolluar të dhënat e agjencisë ku ruheshin informacionet rreth pasaportave austriake dhe italiane që u përdorën për të hypur në avionin malajzian.
 
Aeropani në fjalë u zhduk nga ekrani i radarëve rreth një orë pas nisjes nga Kuala Lumpur për në Pekin në një mot të mirë. Shumica e pasagjerëve ishin kinezë.
 
Punonjësit e trafikut ajror thonë se nuk kishin marrë ndonjë njoftim nga aeropani para se ai të zhdukej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)