23 Dhjetor 2024

Thaçi përuroi rrugën e asfaltuar në Leskovec të Prizrenit

Prishtinë, 1 shtator - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar nga kryetari i komunës Ramadan Muja ka përuruar rrugën e asfaltuar 4.5 kilometra në fshatin Leskovec të komunës së Prizrenit.

Në këtë ceremoni përurimi ku merrnin pjesë shumë banorë të kësaj ane kryeministri Thaçi shprehu kënaqësinë që sot ndodhet këtu për inaugurimin e kësaj rruge madhështore për këtë pjesë të Vërrinit.

Këto fshatra theksoi Thaçi deri tash kanë qenë të shkëputura dhe të izoluara por falë përkushtimit dhe investimeve të Qeverisë së Kosovës dhe  autoriteteve komunale jeta e këtyre njerëzve po ndryshon për të mirë, po zhvillohet edhe kjo pjesë e Kosovës .

“Sot kremtojmë ditët e Epopesë së Vërrinit , të shumë heronjve që kjo pjesë i ka dhënë lirisë. Pra çdo ditë e më tepër lirisë pavarësisë dhe shtet ndërtimit po i japim vlera dhe kuptim dhe këto vlera po rriten duke ndërtuar dhe modernizuar çdo cep të Republikës së Kosovës”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi.

Ai shtoi se gjithmonë  në këso rastesh ne kujtojmë dëshmorët e lirisë, invalidët e luftës , kujtojmë gjithë atë sakrificë të madhe që është bërë në këtë pjesë të Kosovës në luftë kundër ushtrisë , policisë dhe administratës së Serbisë  dhe natyrisht  më gëzon ky përkushtim për të punuar për të ardhmen edhe të kësaj pjese të Kosovës, pra të Vërrinit heroik.

Edhe kryetari i Komunës ë Prizrenit , Ramadan Muja ka përgëzuar banorët për rrugën e re dhe u ka premtuar se me ndihmën dhe përkrahjen e Qeverisë do të punojë për përmirësimin e kushteve të jetë së banorëve të anës së Vërrinit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)