Thaçi: Kosova dhe Mali i Zi do të lidhen me hekurudhë
Podgoricë, 17 janar - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se me qeverinë malazeze janë dakorduar për dy projekte rrugore dhe një hekurudhor që do i japin hov të madh shkëmbimeve tregtare mes vendeve.
\"Sikurse edhe në Tiranë, pjesë e vizitës sime në Mal të Zi qe edhe një takim me përfaqësues të biznesit me të cilët diskutova se si mund të shfrytëzohen më mirë mundësitë që ofron ekonomia e Kosovës. Fola me ta mbi kuadrin e favorshëm ligjor dhe lehtësirat që shteti ynë ka përgatitur për të tërhequr investitorë të huaj si dhe për cilësinë e shumë produkteve kosovare. Po ashtu i informova se bashkë me qeverinë malazeze ishim dakorduar për dy projekte rrugore dhe një hekurudhor që do i japin hov të madh shkëmbimeve tregtare mes vendeve tona. Bëhet fjalë për rrugët Deçan-Plavë, Pejë-Çakor-Murino si dhe lidhjen hekurudhore Pejë-Beranë-Pljelvje\", ka shkruar Thaçi në Facebook.