Thaçi: Aeroporti i Prishtinës është në pikun e punës
Prishtinë, 14 qershor - Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se në këtë periudhë ka filluar ardhja masive e bashkatdhetarëve në
Kosovë dhe aeroporti i Prishtinës është në pikun e punës.
\"Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në aeroportin e Prishtinës është rritur 60% gjatë qeverisjes sime dhe sot për kokë banori, kosovarët udhëtojnë më së shumti në rajon. Si pjesë të Misionit të Ri kemi bërë një program lehtësimesh që do shtoj fluturimet dhe destinacionet, do tërheq linjat me kosto të ulët dhe do lirojë biletat. Poashtu po funksionalizojmë aeroportin alternativ të Gjakovës, i cili do të shërbejë për trajnime përveçse për fluturime. Të gjitha këto masa do shtojnë turistët e huaj në Kosovë dhe do të na lidhin më mirë me diasporën. Ndërkaq, përfitoj nga ky rast që t\'i uroj diasporës mirëseardhjen në atdhe!\",ka shkruar ai ne facebook.