24 Dhjetor 2024

Telekomi në gjendje të rëndë shkaku i kapjes partiake dhe kontratave korruptive

Prishtinë, 4 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferencë për media mbi gjendjen e Telekomit të Kosovës dhe tentativat e pushtetit për ta privatizuar atë.

Në konferencë folën dy anëtarët e Komitetit për Komunikime elektronike dhe postare, profesor Salem Lepaja dhe Fatban Bunjaku.

Telekomi sipas Vetëvendosjes është në gjendje të rëndë për shkak te kapjes partiake e kontratave korruptive të mëhershme dhe keqmenaxhimit aktual të krizës.

Sipas deklaratave të fundit të Kryministrit Haradinaj dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka kriza e Telekomit në vend se të zgjidhet po përdoret për ta privatizuar atë.

Në vend se të shkëputej menjëherë kontrata me Z-Mobile, po arsyetohet si i pashmangshëm privatizimi i Telekomit.

Kryeministri deklaroi se vetëm mrekullia e kthen në normalitet këtë institucion për t’u shfajësuar nga të gjitha shpërdorimet e punësimet partiake të tij dhe për ta bërë të duket i domosdoshëm privatizimi. Privatizimet korruptive duan t’i shesin si mrekullira.

Duke përgënjeshtruar Qeverinë, drejtuesi i komitetit, Fatban Bunjaku renditi potencialet e mëdha të Telekomit me rritjen e të hyrave të gjithmbarshme në 6 muajt e fundit dhe të të ardhurave mesatare për abonent dhe po ashtu infrastrukturën e madhe të tij të pashfrytëzuar ende.

Po ashtu, Bunjaku renditi abuzimet me këtë institucion si: shfrytëzimet nepotike të antenave dhe mungesën e mbulimit të territorit prej tyre, mungesa e shërbimit të gjeneratorëve kur ndërprehet rryma edhe pse për çdo muaj paguhet shërbimin e tyre, pagesat korruptive për kompanitë e tjera dhe emërimet partike për postet kyçe të institucionit.

Në vazhdim, Bunjaku përmendi mega skandalet që vazhdojnë të mbesin:

Z-Mobile, që ia zhvatë e cënon shërbimin Valës; Skemat e errëta të distribucionit, që ia zhvasin më shumë se 10% të të hyrave;Kapacitetet e Telekomit që shitën mbi e nën tavolinë; Mrekullia, të cilën e përmendi kryeministri të premten, po del të jetë njëra nga disa kompanitë që MZHE i ka kontaktuar për të menaxhuar Telekomin, ndërkohë që Qeveria po ja përgatit terrenin.

Pasiqë iu dështoi privatizimi direkt me anë të kompanisë fantome “Axos”, tash po provohet me të njëjtën skemë por me emra të tjerë.

Më tutje, Profesor Salem Lepaja tha se “kryeshefi Ekzekutiv ende nuk është emëruar, por për ushtrues detyre është caktuar Trim Musliu, producenti i  filmave, që ia jep vetes 300 mijë euro sponsorizim nga fondet e Telekomit dhe që nuk ka asnjë kompetencë të drejtojë një kompani të tillë".

Profesor Lepaja e vazhdoi arsyetimin e tij duke thënë, “momentalisht, Telekomi i Kosovës qëllimisht është pa Kryzeshef Ekzekutiv sepse është në proces ekzekutimi padia e kompanisë Dardafon.net, përkatësisht Z-Mobile, në Gjykatën Themelore për pagesen e boxhit prej 32 milionë eurove, të cilën në nje proces të dirigjuar ia kanë ngarkuar Telekomit."

"Pra, qëllimi është që Përmbaruesi t`ia marrë Telekomit 32 milionët dhe t`ia bart Z-Mobile, përkatësisht atyre që janë mbrapa kontratës abuzive me këtë kompani, në kohën kur Telekomi është pa zot shtëpie, në mënyrë që mos të ketë pergjegjës individual, i cili një ditë do të përgjigjet para Gjykatës”.

Në konkursin për Kryeshef ekzekutiv si përshkrim i detyrave kanë vendosur “shthurjen e TK sh.a.” edhe pse në Rezolutën e Kuvendit të Republikës me 12 korrik të këtij viti në lidhje me situatën në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës në asnjë pikë, nga 12 pikat sa i përmban kjo Rezolutë, nuk përmendet shthurja përkundrazi kërkohet shpëtimi dhe themelimi i menaxhmentit të krizës.

Prof Salem Lepaja e mbylli fjalën e tij duke thënë, “Zoti Kryeministër, Telekomi i Kosovës do të qëndrojë, ndërsa ju do të do të shkoni dhe do të përgjigjeni para Institucioneve të drejtësisë”.
 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)