23 Dhjetor 2024

Telekomi kroat tërhiqet nga privatizimi i PTK, shkak korrupsioni

Zagreb, 11 tetor - Telekomi kroat T-HT është duke e shqyrtuar mundësinë që të largohet nga konkurimi për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, pasi menaxherët e kësaj kompanie dyshohen për korrupsion, njofton agjencia e lajmeve Reuters, duke u bazuar në pohimet e vetë kompanisë kroate T-HT.

T-HT, pronë e “Deutsche Telekom” dhe “Telekom Austria”, ka hyrë në rrethin e ngushtë në qershor, në garën për të privatizuar 75 për qind të PTK-së, vetëm disa ditë para se prokurorët e Bashkimit Evropian ngritën dyshime mbi shefin ekzekutiv dhe këtar persona të tjerë.

"Për shkak të dyshimeve të ngritura së fundmi kundër menaxherëve të caktuar të PTK-së, të dyshuar për korrupsion, T-HT është aktualisht duke e rishqyrtuar pjesëmarrjen në procesin e privatizimit”, i ka thënë Reutersit Maja Veber, zëdhënëse e T-HT-së.(ReL)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)